KUSH JEMI
AiG u krijua në vitin 2019 si Holding Group, me kryesi nga Familja Antoni.
Një familje investitore që zhvillon investimet e saj në Importin dhe Shpërndarjen e Ushqimit, Veshje me pakicë, Pasuritë e Paluajtshme, Prona per investim, Turizëm si dhe Investime në Hoteleri.
AIG u krijua me qëllim që të organizojë dhe menaxhojë më mirë të gjitha këto investime si dhe të jetë Kompania kryesore e të gjitha operacioneve të këtyre bizneseve, duke ofruar menaxhim më të përqëndruar dhe të shpejtë të bizneseve operacionale të grupit.
Familja Antoni është një familje që operon si sipërmarrës në biznese dhe investitorë në sipërmarrje të ndryshme. Ilir Antoni Vilma Antoni filluan tregtinë në ekonominë post- komuniste në vitin1991 dhe që atëherë kanë zhvilluar shumë sipërmarrje fitimprurëse në fushën e biznesit. Në ditët e sotme ata janë akoma aktivë ndërsa transmetojnë vlerat e tyre të biznesit dhe familjes tek fëmijët e tyre në mënyrë që investimet e familjes të jenë gjithmonë e në rritje.
Jonian Antoni është menaxher dhe CEO i shumë prej bizneseve që janë përqendruar në Shqipëri si dhe biznese të cilat zgjerohen lokalisht në vendet e afërta si Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova.
AiG me një përvojë të re në biznesin e saj, ka për qëllim të krijoj partneritete afatgjata me investitorë potencialë. Platforma jonë ka krijuar disa investime në pasuri të patundshme, si në Tiranë, Vlorë e gjithashtu me perspektiven per te zgjeruar biznesin e saj dhe me gjere ne rajon.
AiG është përqendruar në dy linja themelore të biznesit te saj: Investimi dhe menaxhimi i portofolit te pronave te saj si dhe zhvillimi i trojeve per ndertim.
Portofoli I AiG përbëhet nga 5 kompani qe operojne plotësisht të pavarura nga njera tjetra. Secila prej tyre ka identitetin e saj të veçantë me nje fokus te perbashket: Investimin ne pasuri te patundshme.
Ekipi jone do te ofrojnë njohuritë e e saj në tregun lokal. Partnerët tanë vlerësojnë dhe i besojnë përvojës sonë ne kete industri