HISTORIKU
Ne kemi krijuar partneritete strategjike dhe afatgjata me udhëheqësit e kesaj industrie me të cilët ndajmë një vizion të përbashkët. Si partneri kryesor i tyre rajonal, ne përpiqemi t’u sigurojmë atyre pasqyrë përkatëse për të identifikuar së bashku mundësitë e mundshme të biznesit.
1992
Në Tirane, fillimi i viteve nëntëdhjetë kompania Mini Invest Albania u krijua nga 4 ortake te perbashket te cilet jane edhe sot me krenari po te njejtet persona. Ne fillimet e saj kompania ka operuar me emrin Vilma, pastaj kaloi ne ALMA (Albania-Macedonia), dhe me pas ne vitin 1995 u zhvillua nen emrin “Mini Invest”. Qellimi I kesaj kompanie eshte tregtia me shumice dhe pakice e produkteve ushqimore.
2008
Ne Tirane, ne vitin 2008 u hap zyra e pare Master e Century 21 Albania, me një mbështetje të gjëre të një stafi profesionistesh në këtë industri, me klasa trajnimi dhe me programe vlerësimi që njohin arritjet e agjentëve te sistemit CENTURY 21. Ne fillim te ketyre viteve veshtiresia per te edukuar tregun ne kete industri ishte e madhe, por fal punes dhe besimit te vazhdueshem te stafit, sot arrijme te numerojme 22 zyra franchise ne Tirane, Durres, Vlore dhe Shkoder. Me nje staf te konsoliduar prej 200 agjentesh kryeson qe prej fillimit kompania me e suksesshme ne fushen e real estate per Shqiperine.
2017
Ne fund te vitit 2017, u krijua kompania Property Investment Shpk si nje kompani investitore ne fushen e pasurive te patundshme ne shit-blerjen e tyre. Filozofia e kesaj kompanie ishte Investime ne fushen e ndertimit dhe tregtimit brenda dhe jashte vendit te pasurive te paluajteshme, konsulence financiare ekonomike e juridike qe ka lidhje me biznesin, aktivitete ne fushen e pasurive te patundshme si dhe vleresimin e tyre. Propery Investment u përqendrua në zhvillimin e dy linjave kryesore të biznesit: (i) investimi dhe menaxhimi I shitjeve te pronave.
Ne portofolin e saj permendim:
-Godine Banimi ,Durres – 77 apartamente dhe 4 njesi komerciale.
-Godine Banimi ,Sarande – 20 apartamente.
-Apartamente te ndryshme, Tirane.
-Njesi komerciale, Tirane
2019
Si dhe se fundimi u krijua kompania AiG, me qellimin e zhvillimit te dy linjave kryesore të biznesit: (i) investim dhe menaxhimin e aseteve te saj. AiG do te jete kompania drejtuese e te gjithe grupit duke ofruar menaxhim më të përqëndruar dhe të shpejtë të bizneseve operacionale te ketij grupi.
Edhe pse nje kompanie e re ne tregun Shqiptar, ne portofolin e saj permendim investime te rendesishme per zhvillim si:
-Njesi komerciale, Tirane.
-Truall per ndertim, Jale, Vlore.
-Toke per ndertim me qellim zhvillimin e tyre.